Document Actions
logo museo napolibeniculturali
Muzeu Muzeu
Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi  i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për më tepër

Seksionet Seksionet

Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite nga periudhat më të hershme (që nga stacionet paleolitike) deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në anitikitet. Pranë çdo objekti brenda dhe jashtë vitrinave janë vendosur etiketa që tregojnë vendgjetjen e tyre.



Për më tepër

Vizitë sipas tematikave Vizitë sipas tematikave

Materiali i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua qytetërimi ilir, duke vazhduar me periudhën e antikitetit ilir dhe periudhën e antikitetit të vonë, mesjetën e deri në pushtimin osman. Secila nga këto periudha përfaqësohet në këtë muze nga objekte të një rëndësie të veçantë të cilat ndihmojnë në njohjen e detajuar të historisë së popullit tonë në epoka.

Një ndër burimet më të rëndësishme të gjetjes së këtyre objekteve arkeologjike është qyteti i lashtë i Apolonisë i cili u krijua rreth shekullit VI p.e.r. Apolonia ishte dhe qëndroi për një kohë të gjatë një qytet shumë i rëndësishëm i popullit shqiptar si për zhvillimin e tij kulturor, ashtu dhe për ndërtimin madhështor arkitektonik. Shkaqet natyrore dhe pushtimet barbare patën shumë ndikim në jetën e këtij qyteti duke zbehur disi rëndësinë dhe madhështinë e tij.

Rrënojat e këtij qyteti të lashtë tërhoqën vëmendjen e vizitorëve dhe arkeologëve të huaj në shekullin XIX.

Për më tepër
« Mars 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri