Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Seksionet

Vizitë në muze duke parë objektet e tij sipas sallave në të cilat ato janë pozicionuar

seksionet


Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite, nga periudhat më të hershme (që nga stacionet paleolitike) deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në anitikitet. Pranë çdo objekti brenda dhe jashtë vitrinave janë vendosur etiketa që tregojnë vendgjetjen e tyre.

Salla e parë dhe Salla e dytë përmbajnë objekte që i përkasin periudhës së prehistorisë, nga paleoliti deri në epokën e hekurit.




hartat_sallon

Sallën e tretë dhe në Sallën e katërt janë ekspozuar objekte që u përkasin periudhave të ndryshme, që nga shek. IV p.e.r. deri në shek. VI të e.r. Objektet e ekspozuara në vitrinat e kësaj periudhe kanë për qëllim të tregojnë jetën e përditshme të ilirëve, por edhe tregtinë që ata kanë patur me kolonitë greke. Në sallën e katërt dy vitrina u janë rezervuar kolonive greke (Durrachium, Apollonia dhe Orik) .

Salla e pestë paraqet objekte që i përkasin periudhës së mesjetës. Objektet e ekspozuara në këtë sallë janë konsideruar si hallka e vazhdimësisë nga kultura ilire tek ajo mesjetare. Qëllimi kryesor i këtij sesioni është që ilirët nuk u romanizuan, por ata vazhduan të jetojnë në të njëjtin territor duke trashëguar të njëjtën kulturë materiale dhe shpirtërore.

« Qershor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri