Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Objekte të zbuluara në Apoloni
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin

Apolonia është një qytet i botës së lashtë i zbuluar rreth vitit 588 p.e.r. nga kolonitë greke të cilat erdhën nga Korinthi. Kolonia e re u vendos në territorin ku më parë banonin tributë ilire të Taulantëve. Me kalimin e kohës Apolonia u zhvillua dhe arriti përmasat e një qyteti të madh i cili zinte një hapësirë prej 130 hektarësh dhe rrethohej nga mure të forta mbrojtëse me lartësi 4 km. Qyteti lulëzoi gjatë gjysmës së dytë të shekullit IV p.e.r., në kohën kur u ndërtua qendra monumentale e qytetit dhe muri rrethues i tij.

Apolonia mbeti një qytet i rëndësishëm edhe nën pushtimin romak duke ruajtur dhe zhvilluar traditën e tij kulturore, madje gjuha zyrtare mbeti ajo greke. Ndërkohë që qytete të tjera u kthyen në koloni romake, Apolonisë iu dha statusi i qytetit të lirë.

Rrënojat e këtij qyteti të lashtë tërhoqën vëmendjen e vizitorëve dhe arkeologëve të huaj në shekullin XIX.

Në vitin 1948 lindi një epokë e re për arkeologjinë e Apolonisë, u bënë kërkimet e para arkeologjike nga arkeologë shqiptarë.

Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


« Gusht 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri