Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Periudha Romake
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin

Zhvillimi i zejtarisë në shekujt e parë të e.r. karakterizohet nga ruajtaja e disa formave tradicionale të qeramikës, veglave të punës, zbukurimeve, si dhe nga futja e disa tipave të rinj në qarkullim në Perandorinë Romake. Qeramika e shek. I dhe të II të e.r. dallohet për prodhimet terrasigillata, që dallohet për baltën ngjyrë të kuqe dhe vërnikun e kuq të shndritshëm. Ajo përmban shpesh vulat e punishteve italike, prej të cilave ka marrë dhe emrin terra sigillata (qeramika e vulosur). Një nga prodhimet më tipike të kësaj kohe përbëjnë kandilat, që dallohen për trajtimin me reliev në pjesën e sipërme. Zejtaria e punimit të metaleve përfaqësohet kryesisht nga prodhimi i veglave të punës. Rritja e e rolit të bujqësisë në ekonomi dhe zgjerimi i sipërfaqeve të punuara reflektohet në gjetjet e shpeshta të veglave bujqësore, si kazma, kasorja, kizat për krasitjen e vreshtave, maja plori prej hekuri, etj. Zbukurimet përbëhen kryesisht nga fibulat e tipeve të ndryshme.

Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja:
« Mars 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri